Wayne Rooney i ka nisur bisedimet me skuadrën nga Major Soccer League në SHBA, D.C. United, për t’u transferuar në verë, raporton Washington Post.
Ish-kapiteni i Anglisë u kthye të rrënjët e veta në Everton më 2017, pas plot 13 viteve qëndrimi në Manchester United, transmeton Gazeta Express.
Ai e ka edhe një vit të mbetur në kontratë me Evertonin, por raportohet se 32-vjeçari është frustruar me jetën nën urdhrat e Sam Allardyce dhe është i gatshëm për një fillim të ri në Amerikë