Rooney: Ky duhet të jetë trajneri i ri i Anglisë

PUBLIKUAR

Wayne Rooney, kapiteni i Anglisë, preferon së menaxheri i ri i ‘Tre Luanëve’ të jetë anglez

Përfaqësuesja e Anglisë është në kërkim të trajnerit të ri pas dorëheqjes së Roy Hodgsonit. Kurse, kapiteni i ‘Tre Luanëve’, Wayne Rooney preferon që menaxheri i ri të jetë anglez.

“Sigurisht, do të ishte mirë nëse ai është anglez, por ai duhet të jetë njeriu i duhur për këtë punë. Ai duhet të ketë kredencialet dhe aftësinë për të bërë punë”, ka thënë Rooney. “Nëse ai është anglez ose dikush tjetër duhet do të presim dhe të shohim”, ka theksuar ikona e Manchester Unitedit, përcjell Express.

Sipas mediave britanike, Anglinë ka gjasa ta marrë trajneri aktual i ekipit U21, Gareth Southgate. Kurse, kandidat për këtë post mbetet edhe trajneri i Arsenalit, Arsen Wenger. /gazetaEXPRESS/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...