Rooney i mllefosur i shpëton infektimit me koronavirus, por do të mungojë në tri ndeshje

PUBLIKUAR

Sulmuesi i Derby County, Wayne Rooney, do të detyrohet të vetizolohet për 10 ditë, pasi një mik i tij i cili e kishte vizituar në shtëpi të enjten, doli pozitiv në testin për Covid-19.

Ish-kapiteni i Anglisë ka konfirmuar se nuk është infektuar më virus, por do të detyrohet të mungojë në tri ndeshjet e ardhshme të Derby, transmeton Gazeta Express.

Ndeshja e fundit e 34-vjeçarit për Derby ishte në humbjen 1:0 kundër Watfordit të premten.

Derby ka thënë se Rooney duhet patjetër të vetizolohet deri të enjten, më 29 tetor, në përputhje me udhëzimet e qeverisë së Britanisë së Madhe.

Rooney ka shkruar se ndihet i zemëruar dhe i zhgënjyer që do të mungojë në tri ndeshjet e ardhshme, por në të njëjtën kohë i lumtur që ai dhe familja e tij kanë dalë negativë në testet për koronavirus.  /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...