Rooney e synon postin e trajnerit në Newcastle United

PUBLIKUAR

Wayne Rooney është i interesuar në postin e trajnerit të Newcastle Unitedit, nëse Steve Bruce shkarkohet.

Rooney, trajner i tanishëm i Derby County, mund të emërohet në postin e trajnerit të Newcastle në janar, raporton Gazeta Express.

Atij do t’i duhej të largohet nga Derby County fillimisht, por kjo nuk do të ishte ndonjë pengesë e vështirë për të, sipas mediave angleze.

Megjithatë, thuhet se Newcastle do ta emëronte atë në postin e trajnerit vetëm për një kohë të shkurtër.

Newcastle synon majat e futbollit anglez dhe evropian brenda pak vitesh, pasi u ble nga sheikët arab për 300 milionë funte javë më parë.

Prandaj, klubi i Premierligës pritet të bëjë investime të mëdha qysh nga afati kalimtar i janarit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...