Ronaldos s’i pëlqeu zëvendësimi i hershëm ndaj Milanit, shpjegohet Sarri

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Policia i gjen në trup të dyshuarit në Prishtinë një pistoletë me gjashtë fishekë

Gjatë kontrollit në trup tek një person është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me...

Fansi e bën edhe këtë për Santianën

Santiana Maloku ishte ndër personazhet me të komentuara në BBV Kosova, e cila përpos...

Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri, ka thënë se skuadra e tij mund vetëm të jetë falënderuese ndaj Cristiano Ronaldos, i cili bëri përpjekje të mëdha për të luajtur edhe pse ndiente një shqetësim në gju, për çka edhe e zëvendësoi herët në fitoren 1:0 kundër Milanit të dielën.

Kampionit në fuqi iu desh fitorja për t’u rikthyer në krye të Serie A, pas triumfit të Interit kundër Hellas Veronës një ditë më parë, dhe e arriti atë falë zëvendësuesit Paulo Dybala që shënoi një gol magjik kundër kuqezinjve, transmeton Gazeta Express.

Sarri i la shumë persona gojëhapur duke e zëvendësuar Ronaldon pas vetëm 55 minutave lojë, pak ditë pasi e kishte zëvendësuar atë edhe kundër Lokomotiv Moscow, një vendim që portugezi s’e kishte pritur aspak mirë.

“Ne duhet ta falënderojmë Ronaldon, sepse ai flijoi për të qenë këtu sonte në një situatë të vështirë. Ai bëri gjithçka për të luajtur, por e pashë se nuk ishte mirë dhe mendova se më e mira ishte ta largoj nga fusha”, shpjegoi Sarri për Sky Sport Italia.

U duk sikur Ronaldo nuk ishte i kënaqur që u nxor nga loja, pasi rrugës jashtë fushës ia dha një shikim të çuditshëm trajnerit të vet dhe u largua nga stadiumi ende pa përfunduar ndeshja.

“Është e natyrshme që lojtari të zemërohet kur largohet nga fusha, veçanërisht nëse ka punuar fort për të qenë në fushë. Në muajin e fundit Ronaldo është përballur me një shqetësim në gju. Në stërvitje mori një goditje e cila ia ka dëmtuar ligamentin. Kjo po ndikon në paraqitjet e tij dhe për momentin ai nuk është në formën më të mirë”, shtoi ai.

“Të gjithë lojtarët, të cilët mundohen ta japin më të mirën nga vetja, zemërohen të paktën pesë minuta kur zëvendësohen, por trajneri në përgjithësi duhet të jetë më i shqetësuar nëse ata nuk zemërohen”, përfundoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...

Rrjedhin pamjet e tri fanellave të Real Madridit për sezonin e ri, me njërën ngjyrë nuk e kemi parë kurrë

Adidas dhe Real Madrid tashmë po përgatiten për sezonin e ardhshëm për sa i...