Ronaldo zgjidhet prapë “Lojtari i Muajit” në Premierligë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Ish-komandant Qeriqi përfundon dëshminë në rastin Thaçi dhe të tjerët

(Përditësuar, ora 13:29)- Pas dy ditësh e gjysmë dëshmi, ka përfunduar dëshminë dëshmitari i...

Cristiano Ronaldo është zgjedhur lojtari i muajit prill në Premierligë.

37 vjeçari në muajin që e lamë pas i realizoi 5 gola në katër ndeshje të nivelit të lartë me Manchester Unitedin, përfshirë këtu edhe “hat-trickun” ndaj Norwich Cityt në “Old Trafford”, i cili e ndihmoi ekipin në fitoren dramatike 3:2.

Ai e shënoi golin e nderit ndaj Arsenalit, në humbjen 1:3 për ta arritur golin e 100-të në Premierligë.

CR7 u bë vetëm lojtari i katërt që e arrin këtë shifër në klub pas Ryan Giggs, Paul Scholes e Wayne Rooney, njofton Manchester United, përcjell “Gazeta Express”.

Shpejt pasoi goli i 101-të pasi realizoi në barazimin 1:1 ndaj Chelseat në lojën e fundit të prillit.

Ai i shënoi pothuajse krejt golat e Unitedit në muajin prill dhe me meritë e fitoi çmimin “Lojtari i Muajit”.

Kjo është hera e dytë që Ronaldo e fiton këtë çmim, që ndahet nga Premierliga, që prej rikthimit të tij në Angli në verën e vitit të kaluar.

Një gjë të tillë e kishte bërë edhe në muajin shtator, shkruan “Gazeta Express”.

Ronaldo në total e ka fituar gjashtë herë çmimin “Lojtari i Muajit në Premierligë”, duke e barazuar Steven Gerrardin, ndërsa gjendet prapa Sergio Agueros e Harry Kanet në listën e përgjithshme.

Portugezi e kishte fituar këtë çmim në nëntor dhe në dhjetor të vitit 2006 dhe më pas në janar dhe në mars të sezonit 2007/08. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...