Ronaldo zemërohet me Sarrin, sepse e zëvendësoi me Dybalan

PUBLIKUAR

Cristiano Ronaldo u duk shumë i palumtur me vendimin e trajnerit Maurizio Sarri për ta larguar nga loja rreth 10 minutat para përfundimit të ndeshjes, në fitoren e Juventusit 2:1 kundër Lokomotiv Moscow në Ligën e Kampionëve.

Sarri e zëvendësoi Ronaldon me Paulo Dybalan në minutën e 81-të, kur rezultati ishte baras 1:1, transmeton Gazeta Express.

Douglas Costa e realizoi një gol fantastik individual duke ia siguruar fitoren kampionit italian në kohën shtesë.

“Ai ishte i zemëruar sepse nuk ndihej mirë (fizikisht)”, tha Sarri për reagimin e Ronaldos gjatë zëvendësimit.

“Ai është duke e ndier një shqetësim në nyje ditët e fundit. Ai ishte nervoz për këtë qysh prej pjesës së parë”, shtoi ai.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...