Legjenda braziliane, Ronaldo, e mbështet Napolin për ta fituar titullin e Serie A këtë sezon.
Ai thotë se do t’i pëlqente që të thoshte se Interi do ta fitojë Scudetton, mirëpo tash mund të parashikojë vetëm kualifikimin në Ligën e Kampionëve.
“Scudetto? Vërtet do të më pëlqente të thosha Interi, por si po shkojnë gjërat, supozoj se është më lehtë ta parashikoj kualifikimin në Ligën e Kampionëve. Së paku këtë vit”.
“Napoli ose Juventusi? Po e mbështes Napolin – vërtet mendoni se do të thosha ndonjëherë Juve?”, ka thënë ‘Fenomeni’.
Gjatë karrierës si futbollist, 39-vjeçari në Itali, krahas Interit ka luajtur edhe te Milani. /Telegrafi/


