Ronaldo synon një rekord tjetër sonte në Champions

PUBLIKUAR

Cristiano Ronaldo mund ta vendosë një rekord tjetër sonte, nëse shënon gol kundër Lokomotiv Moscow në një ndeshje të fazës grupore në Ligën e Kampionëve.

Nëse ia del të shënojë, Ronaldo do ta kalojë Raulin si lojtari i vetëm që ka shënuar kundër 34 klubeve të ndryshme në Ligën e Kampionëve, transmeton Gazeta Express.

Juventusi është nikoqir i Lokomotiv Moscow në Allianz Stadium në Torino, në një ndeshje që nis në orën 21:00.

Deri tani, Ronaldo dhe Raul kanë shënuar kundër 33 klubeve të ndryshme në garën më prestigjioze për klube në Evropë.

Megjithatë, Lokomotiv Moscow është ndër klubet e pakta ndaj të cilave nuk ka shënuar ende Ronaldo./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...