Ronaldo s’po mendon të largohet nga Al-Nassr

PUBLIKUAR

Cristiano Ronaldo nuk dëshiron të largohet nga Al-Nassr.

Në ditët e fundit në Spanjë u raportua se ylli portugez po e shikon mundësinë që të largohet nga Arabia Saudite gjatë verës që po vjen.

Sidoqoftë, agjensioni i “CR7” i hodhi poshtë këto spekulime duke insistuar se pesë herë fituesi i Topit të Artë do ta respektojë kontratën me klubin saudit deri në vitin 2025.

“Mundo Deportivo” shkruante se Ronaldo nuk është i kënaqur me infrastrukturën në Arabinë Saudite, duke thënë se klubi Al-Nassr është shumë larg nga klubet moderne, përcjell “Gazeta Express”.

Gjithnjë sipas këtij mediumi, ish-futbollisti i Sporting Lisbonës, Manchester Unitedit, Real Madridit dhe Juventusit po e shikon mundësinë që të rikthehet në futbollin evropian, por që është i hapur edhe për opsione të tjera.

Mirëpo, përfaqësuesit e kampionit evropian me Portugalinë e kanë hedhur poshtë këtë mundësi.

“CR7” i ka shënuar 14 gola në 18 ndeshje me Al-Nassr, i cili do të mundohet ta fitojë kampionatin ndonëse gjendet tri pikë prapa liderit, Al-Ittihad. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...