Ronaldo shkon tek kamera pas shënimit të golit dhe e jep një mesazh domethënës

PUBLIKUAR

Cristiano Ronaldo ka dhënë shenja se dëshiron të qëndrojë në Manchester United.

Ylli portugez e realizoi mbrëmë golin e 24-t të këtij sezoni, të 18-in në Premierligë, nga penalltia duke e ndihmuar ekipin e tij në fitoren ndaj Brentfordit.

Më pas, gjatë festës, 37 vjeçari iu afrua kamerës dhe me këtë rast u pa duke thënë: “Nuk jam i mbaruar ende”.

Ronaldo e ka edhe një vit kontratë nga dy sa i kishte nënshkruar me klubin nga “Old Trafford”, shkruan “Gazeta Express”.

Por, shumëkush shpreh dyshime nëse veterani i sulmit do të qëndrojë në “Santiago Bernabeu” apo jo pas përfundimit të këtij sezoni, i cili në përgjithësi ishte dëshpërues për “Djajtë e Kuq”.

Ditëve të fundit po spekulohet për një rikthim të mundshëm të Ronaldos në Real Madrid.

Man Utd e zhvilloi ndeshjen e fundit sezonale në shtëpi dhe lojtarët u përshëndetën me publikun pas lojës.

Klubi nga “Teatri i Ëndrrave” do të mbetet jashtë Top 4 dhe Championsit për sezonin tjetër.

Trajneri i ri, Erik ten Hag pritet të bëjë ndryshime të mëdha në ekip dhe nuk dihet nëse Ronaldo bën pjesë në planet e tij apo jo. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...