Ronaldo, sërish në mesin e favoritëve për Topin e Artë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Ish-komandant Qeriqi përfundon dëshminë në rastin Thaçi dhe të tjerët

(Përditësuar, ora 13:29)- Pas dy ditësh e gjysmë dëshmi, ka përfunduar dëshminë dëshmitari i...

Pasi e kompletoi transferimin e tij në Juventusit, shumë tifozë të futbollit menduan nëse Cristiano Ronaldo do të mundë t’i mbante standardet e tij të larta edhe gjatë kohës kur duhet të përshtatet me një ambient të re. Mirëpo, ai është shfaqur sërish në mesin e favoritëve për ta fituar Topin e Artë.

Luka Modric i dha dominimit dhjetëvjeçar të Lionel Messit e Cristiano Ronaldo mbi Topin e Artë, me paraqitjet e tij për Real Madridin dhe Kroacinë. Ai bëri që një emër tjetër përveç dyshes së famshme të vendosej mbi trofeun e famshëm për herë të parë që nga viti 2008, shkruan Marca, transmeton Gazeta Express.

Në moshën 34-vjeçare, Ronaldo ka vazhduar ta kërkojë përsosmërinë në Torino, përkundër disfatës zhgënjyese të klubit kundër Ajaxit në Ligën e Kampionëve, që e la portugezin shumë të zemëruar.

Ai e shtoi edhe një tjetër kampionat të ligës në koleksionin e tij, përderisa e çoi lart edhe trofeun e Superkupës së Italisë.

Pasi kishte triumfuar në EURO 2016 me Portugalinë, skuadra e Fernando Santosit arriti sukses sërish. Ronaldo e fitoi trofeun e Ligës së Kombeve, pasi ndihmoi në fitoret kundër Zvicrës dhe Holandës.

Në fitoren kundër Zvicrës, në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve, Ronaldo shkëlqeu me një het-trik. Ai u bë lojtari i parë që shënon në të gjitha turnetë më të mëdha të Kombëtareve – Kupën e Botës, Kampionatin Evropian, Kupën e Konfederatave dhe Ligën e Kombeve.

Mirëpo, Ronaldo nuk e mbylli sezonin e tij debutues në Serie A si golashënuesi më i mirë. 21 golat e tij e lanë Ronaldon prapa Fabio Quagliarellas dhe Duvan Zapatas.

Triumfi i Liverpoolit në Ligën e Kampionëve ka bërë që të ketë shumë favoritë për Topin e Artë këtë vit, në mesin e të cilëve është edhe Virgil Van Dijku, Sadio Mane e Lionel Messi. Mirëpo, Marca raporton se edhe Ronaldo është njëri ndër favoritët. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...