Cristiano Ronaldo nuk po e mendon ende pensionimin.
Ylli portugez po bëhet gati për Kampionatin Botëror, i cili do të mbahet pas dy muajsh në Katar.
Por, kjo duket se nuk do të jetë gara e fundit e madhe për 37 vjeçarin.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë e ka objektiv edhe pjesëmarrjen në Euro 2024, kur ai do të jetë 39 vjeç, shkruan “Gazeta Express”
Ylli i Manchester Unitedit shihet si njëri prej lojtarëve më të mëdhenj në histori të futbollit pas eksperiencave të suksesshme që i pati në Sporting Lisbonë, në Manchester United në Real Madrid dhe në Juventus.
Ai i ka realizuar 117 gola në 189 paraqitje me Portugalinë, ndërsa e fitoi Kampionatin Evropian në vitin 2016.
“Shpresoj që të jem pjesë e Kombëtares edhe për disa vite. Ndihem ende i motivuar, ambicia ime është e lartë. Përvoja ime në ekipin kombëtar nuk ka marrë fund. Ne i kemi disa lojtarë të rinj kualitativë. Do të jem në Botëror dhe dua të jem edhe në Evropian”, deklaroi Ronaldo për “Quinas de Ouro”. /Gazeta Express/