Ronaldo: Rivaliteti me Messin, pjesë e jetës time

PUBLIKUAR

ronaldo-rivaliteti-me-messin-pjes-euml-e-jet-euml-s-time_hd

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka këmbëngulur se ai nuk ka marrëdhënie të këqija me sulmuesin e Barcelonës, Lionel Messin.

Ronaldo dhe Messi kanë dominuar futbollin në vitet e fundit me të dy lojtarët që kanë fituar disa herë Topin e Artë.

Ronaldo thotë se ai nuk e ka as armik as marrëdhënie të këqija me Messin, por vetëm se kanë rivalitet të shëndoshë.

“Nuk është e vërtetë se kemi marrëdhënie të këqija. Ne jemi kolegë dhe kemi marrëdhënie profesionale”.

“Ne nuk kemi marrëdhënie jashtë fushe sikurse me disa lojtarë të tjerë. Ai tenton të bëjë më të mirën për klubin e tij dhe unë e bëj të njëjtën. Normal se ka rivalitet, pasi ne po bëjmë më të mirën për ekipet tona”.

“Ky rivalitet është pjesë e jetës time. Wshtë shumë normale që njerëzit të na krahasojnë. E njëjta ndodh në Formula 1 me Ferrardin dhe Merceesin. Unë jam mësuar me këtë. Kështu s’ka qenë kur kam ardhur te Reali, por edhe kur kam qenë te Manchester United”.

“Unë shpresoj se ne të dy mund të qeshim për këtë. Futbolli është një lojë, është për kënaqësi dhe një gjë që të dyve na pëlqen. Ne duhet t’i qasemi këtij rivaliteti në mënyrë pozitive sepse është gjë e mirë. Futbolli është një gjë e bukur me të cilën kënaqen fansat”, ka deklaruar Ronaldo. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...