Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo duket se do të rikthehet në ish-klubin e tij, Manchester United.
Sulmuesi portugez është i lidhur me kalimin në PSG, por sipas mediave angleze, lojtari verën që vjen mund të rikthehet në ‘Old Trafford’.
Mediat spanjolle raportojnë se në rikthimin e mundshëm është implikuar edhe ish-menaxheri i ‘Djajve të Kuq’, Sir Alex Ferguson.
Ferguson akoma një vend të rëndësishëm tek Unitedi, dhe sipas mediave në ishull, legjenda Unitedit është i bindur se CR7 do të rikthehet në Manchester United.
Ronaldo me Real Madridin ka kontratë deri në vitin 2018. /Telegrafi/


