Ronaldo pranon Këpucën e Artë, ja fjalët e tij (Foto)

PUBLIKUAR

Ronaldo pranon Këpucën e Artë, ja fjalët e tij (Foto)

Cristiano Ronaldo e ka marrë sot Këpucën e Artë, si golashënuesi më i mirë i kampionateve më të forta në botë për sezonin e kaluar.

Cristiano ka arritur që të marrë këtë epitet pasi shënoi një numër stratosferik golash për Real Madridin sezonin e kaluar në La Liga, edhe pse kjo nuk mjaftoi që klubi i tij të fitojë titullin.

Por, edhe pse klubit nuk i mjaftoi që të fitojë titullin, është Cristiano ai që ka marrë çmimin më të madh individual sa i përket numrit të golave.

Me të pranuar trofeun, Ronaldo u shpreh në llogarinë e tij në Instagram.

“Sot pranova Këpucën e Artë për herë të tretë. Eshtë një ditë e madhe për mua dhe dua të falënderoj familjen, bashklojtarët, klubin dhe tifozët e Real Madridit”, u shpreh Cristiano. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...