Ronaldo po e mban peng Real Madridin (Foto)

PUBLIKUAR

Cristiano Ronaldo u ka shkaktuar telashe drejtuesve të Real Madridi

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo po e mban pengë skuadrën e Real Madridit, shkruan e përditshmja sportive madrilene, AS, përcjell Express/

Mos deklarimi i portugezit rreth të ardhmes ka bërë që kampioni i Spanjës të gjendet në një mjegull sa u përket shitjeve dhe blerjeve të lojtarëve gjatë kësaj vere.

AS shkruan se Real Madridi po pret që të takohet me Ronaldon dhe të sqaroj gjithçka rreth të ardhmes.

Sipas AS-it, e ardhmja e Alvaro Moratas dhe James Rodriguezit varet nga Cristiano Ronaldo. Po ashtu, edhe blerja e Kylian Mbappes nga Monaco do të varet nga e ardhmja e portugezit.

Mediat portugez dhe spanjolle më herët kanë raportuar se Ronaldo dëshiron të largohet nga Spanja. Por, lojtari ende nuk e ka thënë asnjë fjalë rreth këtyre spekulimeve. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...