Ronaldo pendohet që e braktisi Real Madridin, e pranon para shokëve

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Lajm i madh nga Strasburgu, Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE, pas një muaji flasin Ministrat

Asambleja Parlamentare ka votuar PRO që Kosova të avancojë edhe më tej drejt anëtarësimit...

Basha në KiE: Kosova u sulmua shtatorin e kaluar – vota pro saj mundëson paqe në Ballkan

Në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës rreth orës 17:30, ka filluar diskutimi lidhur...

Cristiano Ronaldo është penduar dhe e ka pranuar se gaboi që e braktisi Real Madridin për të nisur gjithçka nga fillimi në Juventus në moshën 33-vjeçare.

Ronaldo thuhet t’u ketë thënë disa ish-bashkëlojtarëve të Real Madridit se është penduar që është larguar nga gjiganti spanjoll për klubin italian dhe beson se do ta kishte fituar Topin e Artë më 2018 dhe 2019 sikur të ishte ende në Santiago Bernabeu, sipas ABC, raporton Gazeta Express.

Sulmuesi portugez e tronditi botën e futbollit kur iu bashkua Juventusit në qershor të vitit 2018 për 100 milionë euro.

Por që prej atëherë, karriera e tij e shquar ka pësuar rënie sa i përket statistikave individuale.

Rivali i tij i përjetshëm, Lionel Messi i Barcelonës, e fitoi Topin e Artë 2019 për herë të gjashtë rekorde në karrierë, duke e lënë prapa 34-vjeçarin, që ka pesë.

Një vjet më parë, ish-bashkëlojtari i tij te Real Madridit, Luka Modric, u shpall fitues i këtij çmimi.

Ronaldo nuk ka qenë në formën më të mirë së fundmi. Ai është zëvendësuar shpesh. Numri i golave të tij ka rënë goxha shumë.

Cristiano i ka shënuar vetëm 8 gola në 17 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon.

Messi, ndërkohë, e ka lënë prapa lëndimin që ia humbi shumë lojë në fillim të sezonit. Argjentinasi e ka kaluar Karim Benzeman në garë për Këpucën e Artë në Spanjë, duke e çuar në 12 numrin e përgjithshëm të golave. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...