Ronaldo pas transferimit në Arabinë Saudite: Jam shumë i emocionuar, vizioni që ka Al-Nassr është frymëzues

PUBLIKUAR

Cristiano Ronaldo edhe zyrtarisht u prezantua sonte te klubi i tij i ri, Al-Nassr.

Klubi nga Arabia Saudite bëri të ditur se ylli portugez ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2025, shkruan Gazeta Express.

Ronaldo është shprehur i emocionuar për këtë lëvizje.

“Jam i emocionuar për një përvojë të re në një ligë të ndryshme dhe në një vend tjetër, vizioni që ka Al Nassr është shumë frymëzues”, tha 37-vjeçari.

“Jam shumë i emocionuar të bashkohem me shokët e mi të skuadrës dhe të ndihmoj skuadrën të arrijë më shumë sukses”, u shpreh pesë herë fituesi i “Topit të Artë”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...