Ronaldo ‘nuk është normal’, i nënshtrohet testeve antidoping

PUBLIKUAR

Ronaldo ‘nuk është normal’, i nënshtrohet testeve antidoping

Në seancën e fundit stërvitore të Realit, portugezi bashkë me nëntë futbollistë të tjerë Los Blancos i janë nënshtruar kontrolleve të befasishme për doping.

Jo vetëm Messi por dhe Cristiano Ronaldo i nënshtrohet tashmë kontrolleve të antidopingut. Në seancën e fundit stërvitore të Realit, portugezi bashkë me nëntë futbollistë të tjerë Los Blancos i janë nënshtruar kontrolleve të befasishme për doping duke ju nënshtruar testeve të urinës dhe gjakut, transmeton Telegrafi.

Kjo nuk është hera e parë në këtë sezon, që lojtarët e Realit i nënshtrohen testeve të antidopingut, pasi dhe përpara finales së Superkupës së Evropës me Sevillan, po gjatë një seance stërvitore, pati një vizitë të papritur nga ana e zyrtarëve të UEFA-s dhe Agjensisë Spanjolle të Antidopingut, e cila kohët e fundit ka qenë nën akuzë se kontrollonte vazhdimisht futbollistin e Barcelonës, Lionel Messi. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...