Shumë figura të ligës italiane e kanë komentuar transferimin e Cristiano Ronaldos në Serie A.
Këtë herë ka qenë sulmuesi i Lazios, Ciro Immobile, i cili ka folur për kalimin e Ronaldos në Juventus, që do të luajë në Serie A nga ky sezon, transmeton Gazet Express.
“Kur u konfirmuar transferimi i Ronaldos në Juventus, thashë me vete: ‘Falë Zotit pata kohë ta fitoja Këpucën e Artë sezonin e kaluar’. Do të jetë e vështirë të përballem me të në fushë në garë për golashënuesin më të mirë. Ai e ka fituar këtë çmim shumë herë dhe do ta përsërisë edhe në Itali”, tha Immobile.

Immobile e ndau çmimin Këpuca e Artë me Mauro Icarin e Interit me nga 29 gola secili. /Express/


