Ronaldo: Mosha është vetëm numër, po ndihem si djalë i ri

PUBLIKUAR

Ronaldo u ka premtuar tifozëve edhe shumë vite spektakël në “Santiago Bernabeu”, duke thënë se mosha është vetëm numër dhe se po ndihet si djalë i ri.
E nisi sezoni shumë dobët, duke u kritikuar në vazhdimësi nga shumë analistë të futbollit, që madje mendonin se dalëngadalë po përfundon epoka e Cristiano Ronaldos, por portugezi kapi Real Madridin për dore në fund të sezonit duke fituar Ligën e Kampionëve dhe La Ligan.

Katër herë fituesi i “Topit të Artë”, ka shkëlqyer në finale të Ligës së Kampionëve ndaj Juventusit, ku Real Madridi fitoi 4:1.

32 vjeçari shënoi dy gola në finalen e Championsit, për të kapur shifrën e 600 golave në karrierë me klube dhe Kombëtare, teksa theu rekord historik, duke u bërë lojtari i parë që shënon në tri finale të Ligës së Kampionëve.

Portugezi thotë se po ndihet si djalë i ri, për të cilin nuk ka përfunduar sezoni, pasi thotë se do të luajë me Portugalinë në Kupën e Konfederatave.

“Pas këtij triumfi, tani duhet të pushoj disa ditë dhe të kthehem me Kombëtaren ku kemi ndeshje të rëndësishme për kualifikim e më pas Kupën e Konfederatave”, tha Ronaldo.

“Është sezon i gjatë, po unë jam i motivuar. Jam shumë i lumtur për këtë triumf. Mosha është vetëm numër, po ndihem si djalë i ri”, shtoi Ronaldo, duke u dërguar kështu mesazh tifozëve se ka edhe shumë për të dhënë me fanellën e Los Blancos.

Ronaldo e përfundoi sezonin në Champions League si golashënuesi më i mirë me 12 finalizime, një më shumë se Leo Messi (11).

Sipas shumë mediave botërore, Ronaldo është favoriti kryesor për ta fituar “Topin e Artë” për këtë edicion, që do të ishte i pesti në karrierë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...