Cristiano Ronaldo thotë se mezi pret të rikthehet në klub dhe t’i fillojë përgatitjet për sezonin e ri.
Real Madridi brenda pak ditësh do të mblidhet për të filluar stërvitjet, kësaj here nën drejtimin e një trajneri të ri, Rafa Benitez, i cili zëvendësoi Carlo Ancelottin.
“Unë nuk kam punuar me të më parë, por Benitez është një trajner me një përvojë shumë të madhe. Mbetet për tu parë sesi ai do të dijë ta menaxhojë skuadrën”, ka thënë Ronaldo.
“Reali i Madridit është klubi më i madh në Botë dhe për fakt gjithmonë do të ketë ndryshime për sa i përket futbollistëve dhe trajnerëve. Personalisht mezi po pres momentin për tu punuar me Rafa Benitezin”.
“Ne shpresojmë shumë se me të në drejtim do të fitojmë disa tituj. Unë jam besimplotë se sezoni i ri do të jetë ai i sukseseve të mëdha për Realin e Madridit”, ka shtuar portugezi. /Telegrafi/


