Sipas Don Balon, Milan pritet të dërgoi një ofertë këtë javë për sulmuesin e Real Madridit Karim Benzema
Sulmuesi i Merenguez është përcjellur nga kuqezinjtë që nga vera dhe tani ky interesim do të konkretizohet.
Oferta pritet që të arrijë në tavolinën e presidentit të Los Blancos, Florentino Perez dhe pritet të jetë rreth 65 milionë euro: klubi italian po ashtu do ti ofrojë pagë më të lartë francezit më numër nëntë, më të madhe se ajo që ai e ka në kryeqytetin spanjoll.
Benzema, megjithatë, sipas informacioneve, do të refuzojë ofertën e kuqezinjve, pasi që dëshiron ta respektojë kontratën e tij me Real Madridin që skadon më 30 qershor 2021.
Real Marid, në anën tjetër, do të preferonte që në verë ta përfshinte atë në një marrëveshje shkëmbimi me lojtarin e Interit, Mauro Icardi. /GazetaExpress/


