Ronaldo me një gol në fundin e ndeshjes ia siguron një pikë Al-Nassr

PUBLIKUAR

Cristiano Ronaldo e hapi sot llogarinë e tij të golave në Ligën Profesionale Saudite.

Sulmuesi portugez shënoi në ndeshjen që Al-Nassr e luajti sot në udhëtim kundër Al-Fateh, në kuadër të javës së 15-të, shkruan Gazeta Express.

Ronaldo shënoi në fundin e ndeshjes (90+3’) nga pika e penalltisë, për t’ia siguruar kështu një pikë skuadrës së tij.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Prince Abdullah bin Jalawi” përfundoi me rezultatin 2:2.

Për Al-Nassr goli tjetër u shënua nga Anderson Talisca (42’).

Ndërkaq, Cristian Tello (12’) dhe Sofiane Bendebka (58’) ishin autorët e golave të vendasve.

Al-Nassr pas këtij barazimi ka 34 pikë dhe vazhdon kryesimin në tabelë, me pikë të njëjta me Al-Shabab, por me këta të fundit që kanë një ndeshje më shumë të zhvilluar.

Al-Fateh renditet në pozitën e gjashtë me 22 pikë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...