Ronaldo: Ky ka qenë viti më i mirë në karrierën time (Foto)

PUBLIKUAR

Cristiano Ronaldo mendon se sezoni 2015/16 ka qenë më i miri në karrierën e tij sa i përket trofeve të fituar

Portugezi, i cili u shpall kampion Evrope me klub dhe Kombëtare, e cilëson këtë vit si më të mirin në karrierën e tij. Ai këtë e ka thënë në një intervistë në muzeun e tij ku dërgoi trofeun e Ligës së Kampionëve që fitoi me Realin me 28 maj në Milano.

“Ka qenë një moment i mrekullueshëm fitimi i ‘La Undecimas’. Në aspektin e trofeve, ky ka qenë viti më i mirë në karrierën time. Kam fituar dy trofetë më të rëndësishëm për klub e Kombëtare”, tha Ronaldo.

“Jam shumë i lumtur që trofeu tashmë është në muzeun tim. Duke fituar me Real Madridin, aty ku kam qenë për shtatë vite, me të vërtetë është diçka e mrekullueshme për mua. Gjerat po shkojnë mirë. Trofeu tjetër që do ta sjell këtu është ai i Evropës që fitova me kombëtaren time, Portugalinë”, shtoi Ronaldo. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...