Ronaldo: Interi duhet ta mbajë Icardin

PUBLIKUAR

Ronaldo është një vëzhgues i kujdesshëm i futbollit italian, sidomos për bëhet fjalë për Interin. Nuk po i referohemi CR7, por Ronaldo “Fenomenit”, që një pjesë të lavdishme të karrierës së rij e ka kaluar si zikaltër. Braziliani është president i Valladolidit në Spanjë, por në një të ardhme nuk e përjashton që këtë rol ta mbajë tek Interi.

“Unë president i Interit? Nuk e kam menduar kurrë, por nuk e përjashtoj. Nuk i kam paratë për ta blerë klubin, kështu që do të vazhdoj te Valladolidi.”

Më pas një vlerësim i shpejtë nga trajneri të “ylli” aktual i Interit.

“Spalletti është trajneri i duhur për zikaltrit dhe Icardi flamuri i skuadrës. Interi duhet ta shtrëngojë fort. Gjithsesi, në Champions shpërdoruan një mundësi shumë të mirë. Interi është në rritje, por Juventusi duket qartë që është më i fortë. Edhe Napoli po bën shumë mirë”.

“Fenomeni” komentoi edhe transferimin e Cristiano Ronaldos tek Juvja. Lëvizje që kapi në befasi opinionin sportiv.

“Nuk ishte një surprizë për ne që jetojmë me futbollin dhe presim gjithçka prej tij. Është kënaqësi të shohësh edhe Ancelottin te Napoli.” /SS/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...