entusit ta mposhtë 2:1 Genoan me 10 futbollistë dhe të rikthehet në krye të Serie A.
Ronaldo shënoi në minutën e 95-të nga pika e bardhë, pasi paraprakisht u ndal me faull në zonën e Genoas, duke e rikthyer Juven te fitorja pas barazimit 2:2 kundër Lecce në fundjavë, në një ndeshje që ai ishte pushuar, raporton Gazeta Express.
Juve tani grumbullon 26 pikë në vendin e parë në ligë, një më shumë se Interi në vendin e dytë, dhe vazhdon të jetë e pamposhtur me tetë fitore dhe dy barazime.
Leonardo Bonucci e kaloi skuadrën e Maurizio Sarrit në epërsi në minutën e 36-të, para se Christian Koumane ta barazonte rezultatin në 1:1 pesë minuta para fundit të pjesës së parë.
Francesco Cassata u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga lojë në fillim të pjesës dytë, duke e lënë Genoan me një lojtar më pak për më shumë se 40 minuta.
Adrien Rabiot u ndëshkua po ashtu me kartonin e dytë të verdhë dhe u largua nga loja tre minuta para fundit.
Ronaldos iu anulua një gol në minutën e 93-të, për pozitë jashtë loje.
Por vetëm dy minuta më vonë, portugezi nxori penallti dhe ia siguroi fitoren Juves. /Gazeta Express/


