Ronaldo gëzon tifozët e Real Madridit

PUBLIKUAR

Cristiano Ronaldo do t’i rikthehet fushës në fundjavë në ndeshje ndaj Granadas

Zinedine Zidane, trajneri i Real Madridit, e ka pushuar Cristiano Ronaldon për ndeshjen ndaj Sevillas, e cila u zhvillua mbrëmë në kuadër të Cop del Rey.

Por, pas fitores me rezultat 3:0 në këtë takim, Zidane ka konfirmuar se portugezi do t’i rikthehet fushës në fundjavë në ndeshje ndaj Granadas.

”Cristiano? Ai nuk do të pushoje këtë fundjavë. Do të luaje ndaj Granadas. Sezoni është i gjatë dhe ne kemi nevojë për të gjithë lojtarët”, ka deklaruar ai.

“Qëllimi ynë është të dalim gjithmonë për të fituar dhe të luajmë mirë. Nuk mund të fitojmë me vetëm 3 apo 4 lojtarë dhe Cristiano e bën diferencën, por në fund kemi nevojë për të gjithë”, ka theksuar francezi. /Express

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...