Ronaldo fiton më shumë se Messi

PUBLIKUAR

Cristiano Ronaldo është pozicionuar më lartë se Lionel Messi në listën e sportistëve më të paguar në botë në vitin 2015 nga Forbes.

Sulmuesi i Real Madridit është i treti në listën prej 100 sportistëve, ndërsa i pari është boksieri i famshëm, Floyd Mayweather, i cili ka fitimi rekorde prej 300 milionë dollarëve.

Ronaldo në vitin 2015 ka fituar 79.6 milionë dollarë, ndërsa Messi renditët një pozitë më poshtë se ai, pasi që ka fituar 73.8 milionë dollarë. Këta dy janë futbollistët e vetëm në top dhjetëshe.

Sulmuesi portugez thuhet se ka fituar 52.6 milionë nga paga e tij dhe bonuset, ndërsa 27 milionë tjera nga reklamat.

Në anën tjetër, ylli argjentinas ka fituar 51.8 milionë dollarë nga paga e tij dhe bonuse, ndërsa 27 milionë tjera nga reklamat e ndryshme. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...