Josep Bartomeu insiston se Leo Messi është futbollisti më i mirë në botë, pavarësisht se thotë se Cristiano Ronaldo është i madh
Presidenti i Barcelonës, Josep Bartomeu e pranon se Cristiano Roanldo është një futbollist i jashtëzakonshëm, por thotë se Messi është më i miri.
Ai po ashtu mendon se argjentinasi është futbollisti më i mirë në histori.
“Futbollisti numër një në botë është Leo Messi. Ai ka qenë dhe do të jetë, por Ronaldo po ashtu është lojtarë i madh”, tha Bartomeu për BeIN Sports.
“Messi është më i miri në botë dhe i të gjitha kohërave. Ai është 29 vjeçar, në nivelin më të mirë dhe çdo ditë pop përmirësohet”. /Express/


