Gjatë stërvitjes së sotme (e hënë) Cristiano Ronaldo ka ekspozuar trupin e tij, duke i treguar të gjithëve se sa punon me vetën.
Ylli portugez ka postuar një fotografi në Instagram i buzëqeshur duke treguar fizikun e tij.
Ronaldo njihet si një ndër lojtarët që punon më së shumti me vetën e tij, pasi ai është i vetëdijshëm se kështu mund të bëjë diferencën në fushë.
30-vjeçari ka shënuar tetë gola këtë sezon në La Liga, tri më pak se Neymar i cili është në vendin parë. /Telegrafi/


