Ronaldo ka shkëlqyer në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Bayern Munichut, duke shënuar dy gola
Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, është bërë lojtari i parë që arrin shifrën e 100 golave në garat evropiane, pas dy golave që shënoi në çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Bayern Munichut, transmeton Gazeta Express.
Tani faqja për histori e statistika “Opta”, bën të ditur se CR7 është lojtari i vetëm që i shënon 20 gola klubeve Gjermane.
“20 gola – asnjë lojtarë nuk ka shënuar më shumë gola ndaj skuadrave Gjermane, në histori të Champions League, se Cristiano Ronaldo”, bën të ditur “Opta”.


