Ronaldo e zbulon arsyen e vërtetë për stilin e famshëm të flokëve në Botërorin e 2002-s

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot: I vranët dhe me shi

Këtë të premte në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe...

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Legjenda e Brazilit, Ronaldo, ka zbuluar se stili i tij i famshëm i flokëve në Kupën e Botës më 2002 ishte hutim i qëllimshëm për ta zhvendosur vëmendjen nga lëndimi në këmbë para se vendi i tij ta fitonte titullin e pestë.

Ronaldo mahniti në Korenë e Jugut dhe Japoni 16 vite më parë, duke shënuar dy herë në fitoren e Brazilit 2-0 ndaj Gjermanisë në finale, për t’u kurorëzuar me titullin kampion bote, transmeton Express.

Kryevepra e Ronaldos më 2002, megjithatë, njihet më së miri për stilin e veçantë të flokëve që kishte. Tri herë fituesi i çmimit “Lojtari më i Mirë i Vitit i FIFA-s” tani ka ofruar detaje nga vendimi i tij për ta rruar kokën.

“Kisha një dëmtim në këmbë dhe të gjithë po flisnin për të”, ka thënë Ronaldo në Melbourne, ku njoftoi për “World of Football Experience” të Real Madridit – një ekspozitë që do të hapet në qershor para se të vihet në turne nëpër botë për pesë vite.

“Vendosa t’i preja flokët dhe ta lija vetëm një gjë të vogël. Erdha në stërvitje dhe të gjithë më panë me flokë keq. Të gjithë po flisnin për flokët dhe e harruan lëndimin. Kjo më bëri të rrija më i qetë dhe relaksuar dhe përqendruar në stërvitje”, shtoi ai. /Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...