Ronaldo e thyen heshtjen, pasi u largua i tërbuar nga stadiumi para përfundimit të ndeshjes

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Lajçak thotë se shoqëritë e Kosovës dhe Serbisë s’e duan normalizimin: Sa herë Kurti e Vuçiq bëjnë ndonjë hap, ka kritika

Emisari i BE’së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, përgjegjës për bisedimet Kosovë-Serbi, ka thënë...

Moti sot me diell dhe vranësira: minimalja 0 gradë Celsius, maksimalja deri në 16

Moti sot parashihet të jetë me diell dhe vranësira të pakta në orët e...

Cristiano Ronaldo e ka thyer heshtjen, pasi u largua nga stadiumi para se të përfundonte ndeshja mes Juventusit dhe Milanit në Allianz Stadium në Torino. Ai, megjithatë, do t’i shpëtojë gjobës.

Trajneri Maurizio Sarri vendosi ta nxjerr nga loja Ronaldon pas vetëm 55 minutave lojë në fitoren e Juventusit 1:0 kundër Milanit të dielën mbrëma, transmeton Gazeta Express.

Paulo Dybala e shënoi golin vendimtar në kurriz të superyllit portugez, i cili u pa duke e braktisur stadiumin para se ndeshja të përfundonte.

Sarrit iu desh ta mbronte Ronaldon gjatë konferencës për media pas ndeshjes, duke thënë se skuadra e tij mund vetëm ta falënderojë numrin 7 për kontributin sepse kishte luajtur me dhimbje.

Megjithatë, 34-vjeçari duket se e ka bërë të qartë se ky incident është lënë pas me një postim në rrjetet sociale.

“Ndeshje e vështirë, fitore e rëndësishme!”, shkroi Ronaldo në Instagram, me një hashtag “FinoAllaFine” dhe pa e përmendur incidentin.

Pas postimit të tij, Goal.com raportoi se bardhezinjtë nuk do ta ndëshkojnë Ronaldon për veprimet e tij. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...