“Ronaldo e meriton Topin e Artë, jo Messi”

PUBLIKUAR

Përderisa Lionel Messi është favorit për ta fituar Topin e Artë këtë vit, pas një tjetër sezoni të mrekullueshëm me Barcelonën – ish-futbollisti australian ,Tim Cahill, insiston se Cristiano Ronaldo duhet të shpërblehet me këtë çmim.

Që të dy futbollistët, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, e mbajnë rekordin për më së shumti Topa të Artë, nga pesë secili. Mirëpo, argjentinasi pritet ta thyejë këtë rekord këtë vit, duke e fituar të gjashtin, transmeton Gazeta Express.

Messi i ka shënuar 36 gola në La Ligë këtë sezon, kur Barcelona ka arritur ta mbrojë titullin e kampionit. Ai kontribuoi në skuadrën e vet edhe me 12 gola të tjerë në Ligën e Kampionëve.

Edhe pse statistikat e Ronaldos në Juventus nuk janë aq të mira – portugezi i ka shënuar 15 gola më pak në ligë sesa Messi – Cahill beson se fakti që ai është përshtatur kaq suksesshëm në një ligë tjetër meritohet të shpërblehet me Top të Artë.

“Arsyeja pse them Ronaldo, e di që njerëzit nuk do të pajtohen, por e them këtë për shkak të gjithçkaje që ai ka bërë në Juventus”, ka thënë Cahill për Alkass Sport.

“Ai u largua nga Real Madridi, shkoi atje dhe pati ndikim shumë të madh në ligë. Kurrë nuk e kam parë ndonjë futbollist ta bëjë këtë gjë në Manchester United, Madrid apo diku tjetër për shumë vite”.

“Dhe unë e di se ai nuk e fitoi titullin e Ligës së Kampionëve, por ai ka ndikuar te cilado skuadër. Nëse ju mund t’i merrni lojtarët dhe t’i vendosni diku, në moshën e tij… Unë e di që njerëzit nuk pajtohen, unë vetëm e vlerësoj profesionalizmin e tij”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...