Ronaldo e mburr veten: S’kam çfarë të dëshmoj, karriera ime flet vetë

PUBLIKUAR

Cristiano Ronaldo këmbëngul se nuk ka asgjë për të dëshmuar, pasi u bë vetëm lojtari i dytë në botë që i shënon 100 apo më shumë gola për Kombëtaren e vet.

Ronaldo shënoi dy herë në fitoren e Portugalisë kundër Suedisë të martën në Ligën e Kombeve, transmeton Gazeta Express.

Kjo ishte ndeshja e parë e sulmuesit të Juventusit për ekipin e vet kombëtar në vitin 2020, pasi mungoi në triumfin 4:1 kundër Kroacisë në fundjavë.

Ajo fitore e thellë kishte nxitur sugjerime se Portugalia mund t’ia dalë më mirë në mungesë të kapitenit të vet, por Ronaldo theu rekord qysh në paraqitjen e parë këtë vit.

Dy gola – e 100-ta dhe 101-ta për Kombëtaren – ia siguruan Portugalisë një fitore 2:0 kundër një Suedie që një pjesë lojë e luajti me një lojtar më pak.

Pas ndeshjes, Ronaldo tha: “Nuk i kam lexuar ato sugjerime. Është thjesht mendimi (i dikujt)”.

“Unë e dija që në këtë stadium pata lënë gjurmë dhe e dija se, nëse do të luaja, do të lija gjurmë prapë. Provokimet nuk më bëjnë përshtypje”, shtoi ai.

“Ajo çfarë unë kam arritur në karrierën time flet vetë. Nuk kam çfarë të dëshmoj para askujt, dhe kur më duhet ta dëshmoj, e dëshmoj në fushë”, nënvizoi ai.

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...