Ronaldo e fton Messin në Serie A

PUBLIKUAR

Ylli i Juventusit Cristiano Ronaldo e ka ftuar Lionel Messin që t’i bashkohet atij në Serie A.

Ronaldo u largua nga Real Madridi gjatë verë për 112 milionë për të kaluar te Juventusi, pasi në La Liga qëndro për nëntë stinore, ku kishte një rivalitet të madh me yllin argjentinas, transmeton Gazeta Express.

“Unë kam luajtur në Angli, Spanjë, Itali, Portugali, në kombëtare, ndërsa ai ende është në Spanjë. Ndoshta ka nevojë për më shumë”, ka thënë Ronaldo për Messin.

“Për mua, jeta është një sfidë, e pëlqej dhe më pëlqen që t’i bëj njerëzit e lumtur”.

“Do të doja që ai të vijë në Itali një ditë. Si unë, ta pranojë sfidën”.

“Sidoqoftë, nëse ai është i lumtur atje, e respektoj atë”.

“Ai është një lojtar fantastik, djalosh i mirë por mua nuk më mungon asgjë këtu. Kjo është jeta ime e re dhe jam i lumtur”. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...