Ronaldo e do në Juventus, Solari e konfirmon të ardhmen e Marcelos

PUBLIKUAR

Real Madridi u largua nga Camp Nou me rezultat pozitiv 1-1 në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Kupën e Mbretit, por Marcelo ishte përsëri në qendër të vëmendjes.

Forma e dobët e mbrojtësit të majtë brazilian nuk po tregon shenja përmirësimi, por trajneri Santiago Solari i qëndron besnik lojtarit të tij, transmeton Gazeta Express.

Kohëve të fundit është raportuar se Cristiano Ronaldo, i cili e braktisi Real Madridin në verë për t’iu bashkuar Juventusit për 100 milionë euro, po tenton ta bindë Marcelon t’i bashkohet atij në Torino.

Por, pas El Clasicos, Solari këmbënguli se Marcelo është njëqind për qind lojtar i Real Madridit.

“Marcelo është kapiteni ynë i dytë. Ai është njëqind për qind i Real Madridit dhe ne duam ta shohim në formën e tij më të mirë”, tha Solari. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...