Ronaldo e barazon rekordin e Messit për het-trike

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Super ylli portugez, Cristiano Ronaldo, ia siguroi Juventusit një vend në çerekfinalet e këtij sezoni të Ligës së Kampionëve.

Tri golat e shënuara mbrëmë kundër Atletico Madridit bënë që Cristiano Ronaldo t’i ketë shënuar plot 63 gola në fazën e eliminimit direkt të garës më prestigjioze në Evropë, transmeton Gazeta Express.

Këto gola i shërbyen portugezit edhe për ta barazuar rekordin e rivalit të tij, Lionel Messit, për het-trika të shënuar në Ligën e Kampionëve. Tani, që të dy e kanë arritur shumën prej tetë het-trikeve.

Paraqitja e mrekullueshme e Ronaldos mbrëmë bëri që Juventusi ta përmbysë rezultatin kundër Atletico Madridit, duke fituar me rezultat 3:0. Ky rezultat i kualifikoi italianët në fazën e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve.

Atletico ishte edhe më parë viktimë e Ronaldos në Ligën e Kampionëve. Hera e fundit që portugezi kishte shënuar het-trik në këtë garë ishte pikërisht kundër Atleticos. /

Edhe pse ky është sezoni i parë i Ronaldos me Juventusit, ai veçse ka arritur ta barazojë rekordin për golashënuesin më të mirë në Allianz në ndeshjet e Ligës së Kampionëve, duke i shënuar tetë, po aq sa Arturo Vidal. Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...