Ronaldo dridh Real Madridin (Foto)

PUBLIKUAR

Cristiano Ronaldo pritet të mungon në ndeshjen e Superkupës së Evropës, ndaj Sevillas, e cila luhet me 9 gusht në Tottenham

Zinedine Zidane, trajneri i Real Madridit, ka marrë një lajm shumë të keq. Ai nuk do të mund të llogarit në shërbimet e Cristiano Ronaldos për ndeshjen e Superkupës së Evropës, ndaj Sevillas, e cila luhet me 9 gusht në Tottenham.

Sipas të përditshmes sportive madrilene, AS, është e pamundur që ylli i Portugalisë të rikuperohet para datës 9 gusht, pas lëndimit që pësoi në gurin e majtë gjatë finales së Euro 2016 ndaj Francës.

Edhe pse Ronaldo ende nuk ka bërë ekzaminimet përfundimtare mjekësore, ky lëndim pritet ta lërë jashtë fushës për gjashtë deri tetë javë, përcjell Gazeta Express.

Cristiano do të ketë 19 ditë pushim pas angazhimit që pati në Euro 2016, derisa pritet t’i bashkohet Real Madridit me 31 korrik në Nju Jork. /EXPRESS/

SHIKO MË SHUMË

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...