Ronaldo do t’i bashkohet Al-Nassr këtë muaj

PUBLIKUAR

Cristiano Ronaldo duket se do të përfundojë kalimin e tij te Al-Nassr para fillimit të janarit.

Sulmuesi u rikthye në Evropë pas pushimit pas eliminimit në Kupën e Botës “Katar 2022” dhe nisi stërvitjet në ambientet e klubit të Real Madridit, transmeton Gazeta Express.

“CBS Sports”, që raportoi për kontratën rekorde me përfitime prej 200 milionë euro në sezon, ka raportuar së fundmi se marrëveshja tashmë është pothuajse e përfunduar.

37-vjeçari thuhet se do të nënshkruajë kontratë të vlefshme deri në vitin 2025.

Ronaldo nuk i nënshtrohet rregullave të afateve kalimtare, pasi ai është lojtar i lirë pas prishjes së kontratës me Manchester Unitedin. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...