Ronaldo dhe Ten Hag i rregullojnë marrëdhëniet

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Policia konfiskoi mbi 2 mijë patentë shofer për tre muaj: Mbi 5 mijë shoferëve u janë vendosur pikët negative

Policia e Kosovës ka njoftuar se përgjatë periudhës kohore Janar – Mars të vitit...

Ambasada amerikane publikon numrat për raportimin e dhunës me bazë gjinore

Ambasada amerikane në Prishtinë ka vendosur numrat se ku mund të thërrasin viktimat e...

Një fotografi e portugezit me trajnerin e Manchester United është bërë virale në stërvitje para ndeshjes me Sheriff Tiraspolin në Moldavi

Procesi i ndryshimeve në Manchester ka filluar këtë verë dhe skuadra është në disponim të mirë, pas një fillimi të sezonit me rezultate të dobëta dhe me një kërkesë të Cristiano Ronaldos për t’u larguar nga skuadra.

Ylli portugez ka shikuar të kalojë në çdo skuadër gjatë verës, por në fund nuk pati zgjidhje dhe qëndroi në Old Trafford.

Ish lojtari i Juventusit dëshironte të largohej nga Djajtë e Kuq, pasi që dëshira e tij ishte të luante në Ligën e Kampionëve.

Erik ten Hag asnjëherë nuk tha që ai nuk e donte Cristianon në United, edhe pse ai disa herë ka qenë shumë direkt me lojtarin.

Gjatë një studimi në fillim të sezonit, Ten Hag qartë nuk e shihte lojtarin në gjendjen e tij më të mirë optimale dhe së ai nuk ishte qendër e projektit të tij.

Megjithatë, pas disa javë tensione, duket se këtij problemi i ka ardhur fundi, pasi që The Sun ka publikuar disa foto të dy burrave pak orë para se skuadra të arrinte në Transnistria të Moldavisë për t’u përballur me Sheriff Tiraspolin.

Në këto foto, ata shihen duke buzëqeshur dhe duket se kanë marrëdhënie shumë të mira.

E ardhmja e Cristianos

Cristiano ende ka dëshirë që të luan në nivele të larta dhe për këtë arsye portugezi refuzoi një ofertë nga Arabia Saudite nga e cila ai do të fuste në xhep 100 milionë euro për një vit.

Megjithatë, e ardhmja e Cristianos në Old Trafford po ashtu nuk duket në horizont, pasi që klubi është fokusuar në zhvillimin e lojtarëve të rinj në sulm, të tillë si Marcus Rashford apo Antony. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...