Ronaldo dhe Portugalia në gjysmëfinale të Kupës së Konfederatave, kualifikohet edhe Meksika

PUBLIKUAR

Portugalia dhe Meksika janë kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Konfederatave. Portugalia e mposhti 4:0 Zelandën e Re, derisa Meksika fitoi 2:1 ndaj Rusisë, që i kryente punë edhe barazimi.

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka ndihmuar Portugalinë që të kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Konfederatave, duke shënuar gol në fitoren prej 4:0 ndaj Zelandës së Re, shkruan Gazeta Express.

Portugezi realizoi nga pika e bardhë në minutën e 33’të, derisa golat tjerë i shënuan Bernardo Silva (38’), i cili u lënduar në këtë moment të shënimit të golit . Sulmuesi i ri i Milanit, Andre Silva (80’) dhe Nani (90′).

Në gjysmëfinale është kualifikuar edhe Meksika, që ka eliminuar nikoqirin e këtij kompeticioni, Rusinë.

Meksika fitoi 2:1 ndeshjen e fundit të Grupit A, që i kryente punë edhe barazimi.

Nestor Araujo (30’) dhe Hirving Lozano (52’) shënuan për Meksikën, derisa për Rusinë realizoi Aleksandr Samedov (25’).

Portugalia kualifikohet si para pavarësisht pikëve të barabarta me Meksikën, kjo për shkak të gol diferencës. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...