Ronaldo dhe Maguire, dy futbollistët që u përballen me më së shumti fyerje në “Twitter”

PUBLIKUAR

Cristiano Ronaldo dhe Harry Maguire janë dy futbollistët e Premierligës që u përballen me më së shumti abuzime në “Twitter”, ka zbuluar një studim.

Studimi i kryer nga “Instituti Alan Turing” në bashkëpunim me “Ofcom”, ka zbuluar se në gjysmën e parë të sezonit të kaluar Ronaldo mori 12,520 postime fyese, ndërsa Maguire mori 8,954 – afro 6,400 më shumë se lojtari tjetër në listë, Marcus Rashford, shkruan “ESPN”.

8 nga 10 futbollistët që u përballen me fyerje me më së shumti fyerje luajtën për Manchester Unitedin sezonin e kaluar, si: Ronaldo, Maguire, Rashford, Bruno Fernandes, Fred, Jesse Lingard, Paul Pogba dhe David De Gea, kur përfunduan në vendin e gjashtë në tabelë dhe nuk arritën të kualifikoheshin për Ligën e Kampionëve, përcjell Gazeta Express.

Dy lojtarët e tjerë janë sulmuesi i Tottenham Hotspur, Harry Kane, i pesti në listë me 2,127 postime abuzive të drejtuara ndaj tij dhe Jack Grealish, i cili kaloi te Manchester City nga Aston Villa, mori 1,538. postime të tilla.

Studimi, i cili synonte të zbulonte nivelin e armiqësisë me të cilën përballen futbollistët në rrjetet sociale, zbuloi se kulmi arriti kur Ronaldo kaloi nga Juventusi te “Djajtë e Kuq” në gushtin e vitit të kaluar, si dhe kur Maguire postoi një kërkim falje pas disfatës së skuadrës së tij në derbin ndaj Manchester Cityt në nëntor.

Sulmuesi portugez ka bërë bujë këtë verë pasi ka paraqitur një kërkesë për t’u larguar nga “Old Trafford”, kurse mbrojtësi anglez është sharë nga tifozët e Man United dhe Kombëtares së Anglisë muajt e fundit.

Kevin Bakhurst, drejtori i grupit të “Ofcom”, tha: “Këto gjetje hedhin dritë mbi një anë të errët të lojës së bukur. Abuzimi në internet nuk ka vend në sport, as në shoqërinë e gjerë, dhe trajtimi i tij kërkon një përpjekje ekipore”.

Studimi përfshiu analizën e 2.3 milionë cicërimave (postimeve) në “Twitter”, nga të cilat afro 60,000 u zbuluan se ishin abuzive. Shtatë në 10 lojtarë të Premierligë u zbulua se ishin viktima të abuzimit në internet. /Gazeta Express/

LAJME TË TJERA

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Në Kosovë në pesë ditët e ardhshme pritet të mbajë mot i ngjashëm me...

Zjarr në një objekt në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar për zjarrvënie në objekt, i cili është...

Messi theu rekordin e Ronaldos, bëhet futbollisti me më së shumti gola në top-ligat evropiane

Lionel Messi ka thyer një tjetër rekord të vendosur nga rivali i tij, Cristiano...

Joseph: Kriza në veri e Ballkan përfundon kur katër shtetet e NATO-s e njohin Kosovën

Njohësi i Ballkanit, Edward P. Joseph, ka thënë se gjithë rrëmuja e Ballkanit dhe...

SHIKO MË SHUMË

Messi theu rekordin e Ronaldos, bëhet futbollisti me më së shumti gola në top-ligat evropiane

Lionel Messi ka thyer një tjetër rekord të vendosur nga rivali i tij, Cristiano...

Dembele pritet të rinovojë kontratën me Barcelonën

Ousmane Dembele do të shqyrtojë ofertën e Barcelonës për vazhdimin e kontratës në javët...

Një shkëmbim i madh mund të ndodh mes Real Madridit dhe Tottenhamit

Real Madridi mund të nënshkruajë me Harry Kanen në afatin kalimtar veror. Një shkëmbim i...