Ronaldo del me një mesazh pas largimit nga Manchesteri

PUBLIKUAR

Manchester United njoftoi këtë të martë për shkëputjen e kontratës me Cristiano Ronaldon.

Pas kësaj sulmuesi portugez ka dhënë një mesazh lamtumirës për tifozët e klubit anglez, shkruan Gazeta Express.

“E dua Manchester Unitedin dhe i dua tifozët, kjo nuk do të ndryshojë kurrë. Ndihem që është koha e duhur për të kërkuar një sfidë të re. I uroj Unitedit të gjitha të mirat”, është shprehur ai.

Pas shkëputjes së kontratës, Ronaldo nga tani ka mbetur edhe lojtar i lirë.

Mbetet të shihet në vazhdim se cila do të jetë e ardhmja e 37-vjeçarit. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...