Ronaldo: Cristiano është unik por Messi është magjik

PUBLIKUAR

Ronaldo Nazario, fitues i Botërorit më 1994 dhe 2002, ka folur për Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo në një intervistë për Sport Bild.

Në intervistën e tij, ish sulmuesi i Real Madridit ka pasur fjalë më të mira për sulmuesin e Barcelonës.

“Me përkushtimin dhe mentalitetin e tij të jashtëzakonshëm të fituesit, Cristiano Ronaldo është një lojtar unik, por duhet ta pranojë që Lionel Messi i ka shtuar magji futbollit. Me driblimet e tij, mënyra e kompletuar si ai luan, ai gjithmonë është surpriza që mund ta shikoni kur është në sulm”.

“Gjëja më e mirë që ka mundur ti ndodh Ronaldos është kalimi i tij në Madrid. Në Manchester United ishte i jashtëzakonshëm por numri i golave që ka shënuar në Real Madrid e ka bërë atë lojtar më të kompletuar”, ka thënë legjenda e Brazilit Cristiano Ronaldo kur i është referuar kalimit të Ronaldos në Brazil, transmeton GazetaExpress.

Krejt në fund Ronaldo ka folur edhe për favoritët e Botërorit.

“Brazil mund ta fitojë”, ka thënë ai. “Spanja është një skuadër e madh, Gjermania që gjithmonë është e tillë dhe Argjentina gjithashtu…krejt në fund kemi Francën që ka një skuadër të re dhe të talentuar”, ka thënë ai për favoritët e tjerë.

“El fenómeno”, shënoi 15 gola në Botëror, por është golashënuesi i dytë më i mirë i Botërorëve pasi që ai ka mbetur pas të madhit Miroslav Klose që ka shënuar 16 gola për Gjermaninë. /GazetaExpress/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...