Ronaldo bëhet nervoz me Benitezin, drejt largimit? (Video)

PUBLIKUAR

Cristiano Ronaldo nuk i ka punët aspak mirë me trajnerin e tij, Raffa Benitez. Gjatë stërvitjes së fundit në Australi, portugezi është nervozuar mjaftë shumë me trajnerin e ri të “Mbretërve”.

Gjatë një ndeshjeje stërvitore, Benitez i anulon golin e Ronaldos për çka portugezi reagon shumë ashpër, duke i thënë se po i sheh gjërat vetëm kur po bëhet fjalë për lojtarët portugez, raporton ‘sport-english.com’.

Por edhe më vonë kur Benitez kërkoi nga lojtarët që ta godasin shtyllën, Ronaldo përsëri nuk ishte i kënaqur duke thënë se nuk duhet të ushtrojnë se si ta godasin atë, por si të fusin topin brenda kornizës.

Deri më tani, marrëdhëniet ndërmjet tyre nuk duken në nivelin e duhur dhe e njëjta gjë nuk mund të thuhet në marrëdhëniet që portugezi kishte me ish-trajnerin e Real Madridid, Carlo Ancelotti. /Telegrafi/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...