Ronaldo: Ata që më urrejnë më motivojnë

PUBLIKUAR

Cristiano Ronaldo ka pranuar se shumë njerëz e urrejnë atë por kjo nuk paraqet problem për të, pasi që është i mësuar me sjelljen e shumicës së tifozëve, të cilët e vërshëllejnë portugezin.

Ylli i Real Madridit ka krijuar një reputacion në mesin e shumë tifozëve si një njeri egoist, mirëpo këto fjalë nuk i interesojnë Ronaldos.

Ai thotë se ka nevojë që të jetë kaq i urryer pasi kjo e ndihmon që të arrijë të jap gjithmonë më të mirën nga vetja.

“Nuk e kam problem pse njerëzit nuk më duan. Sa herë që luaj jashtë stadiumit tonë, unë përballem me njerëz të tillë. Duhet te shikohet edhe ana pozitive e kësaj çështjeje. Mua më duhen armiqtë, ata janë pjesë e këtij biznesi”, deklaroi reprezentuesi i Portugalisë. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...