Ronaldo, a je normal? (Foto)

PUBLIKUAR

265 ndeshje, 285 gola, këto janë shifrat e Cristiano Ronaldos në La Liga me Real Madridin.

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, është në qendër të vëmendjes pas spekulimeve se mund të largohet nga “Santiago Bernabeu” gjatë verës, kjo për shkak të akuzave për evazion fiskal, transmeton Gazeta Express.

Gjatë tetë viteve në Madrid, katër herë fituesi i “Topit të Artë”, ka thyer rekorde të shumta, të klubit spanjoll, por edhe botëror.

Ronaldo, i cili është favorit në vitin 2017 për ta fituar Topin e pestë të Artë, ka shënuar 12 gola më shumë se ndeshje në gjitha garat me Los Blancos, statistika impresionuese – 394 ndeshje, 406 gola.

CR7 është golashënuesi i dytë më i mirë në histori të La Ligas, pas Leo Messit, me 285 finalizime në vetëm 265 ndeshje – 20 gola më shumë se ndeshje.

Portugezi tashmë ka shkruar emrin në librat e historisë dhe klubi spanjoll është i gatshëm që të mos e lejojë largimin e lojtarit më të mirë në histori të Realit dhe botës aktualisht, shkruan Gazeta Express.

Ja golashënuesit më të mirë në histori të La Ligas:

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...